Arbana blen shtëpi të re: Ja pamjet brenda ambientit super luksoz

Arbana Osmani prej vitesh është një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe karriera e jeta e saj private kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes në media.

“Gazeta Blic” bën të ditur se Arbana së fundmi ka blerë një shtëpi të re.

Në foton e publikuar shihet se moderatorja ka një dhomë gjigante për veshjet, të arreduar me stil modern.

Një pjesë tjetër të shtëpisë së Arbanës e zbuloi pak kohë më parë Xhemi e cila shfaqet duke pushuar në verandë ndërsa në një foto tjetër tregoi kuzhinën.