Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Arbana Osmani flet për herë të parë për sëmundjen e rëndë të nënës së saj

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është nga ato personazhe me buzëqeshje solare dhe rrezaton mirësi në ekran. Mirëpo, edhe ajo si të gjithë ne ka kaluar vështirësi në jetën e saj. Moderatorja ka treguar vuajtjen që ka jetuar me të ëmën.

Emisioni që ajo drejton “Dua të të bëj të lumtur” e ka sjellur më pranë njerëzve të zakonshëm dhe problemeve të tyre. Mbrëmjen e kaluar në program është trajtuar historia e një nëne që po vuan nga një sëmundje e rëndë dhe vajza e saj e ftoi në emision për ta bërë të lumtur. Arbana është prekur nga historia e tyre dhe ka kujtuar sëmundjen e rëndë të mamasë së saj, kur ajo ishte shumë e vogël.

“Nëna ime u diagnostikua me kancer. Mbaj mend që isha shumë e vogël në atë kohë dhe e vuajta shumë atë gjendje të nënës sime. Unë doja të dëgjoja vetëm një fjalë prej saj, doja të më thoshte që do ishte mirë dhe që do luftonte për ne, këtë dua t’i thuash edhe ti vajzës tënde që ke përballë, fëmijëve të tu”,- u shpreh Arbana.

Kjo është hera e parë që Arbana flet për sëmundjen e së ëmës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *