Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ardit Çuni zbulon propozimin e veçantë që do t’i bëjë Beniadës sapo të dalë nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’

Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Ardit Çuni, në një intervistë për “Prive” ka treguar se do t’i bëjë një propozim Beniadës pasi ajo të dalë nga shtëpia.

Këngëtari tha se ka shkruar dy balada dhe në njërën prej tyre dëshiron të ketë Beniadën si pjesë e klipit,

“Do bëhemi gati për 2 balada. E para shpresoj që në fund të janarit. Dua që në videoklip të kem një personazh shumë special, ajo është Beniada. Kjo është një ndër këngët e mia më të veçanta, që ka dy vitë që pret në sirtar. Besoj që është ndër ato balada më të bukura që unë kam krijuar. Mendoj që Beniada do ishte pjesa e fundit e ‘puzzle-it’ që i mungon kësaj kënge”- tregoi Arditi.