Baba për herë të parë, Eno Popin perseri e gjen belaja pas lindjes së të bijës

Një vit më parë, moderatori i njohur Eno Popi u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij Atena solli në jetë vogëlushen Liv, e cila është bërë kryefjala e çdo dite të çiftit.

Në një intervistë për “Who”, gazetari ka rrëfyer se jo çdo gjë ka qenë e lehtë pas ardhjes në jetë të së bijës. Në fakt, edhe për meshkujt ekziston dep.res.ioni pas lindjes dhe në fakt Eno e ka kaluar diçka të tillë.

“Për mua, që nga ai çast jeta është bërë më e komplikuar, por me plot dashuri. Nuk mohoj dot që edhe emocionalisht kam përjetuar ulje-ngritje të forta, deri ekzistenciale. A jam një baba që po bëj gjithçka mirë? Ka ditë që nga pagjumësia, bota duket sikur më kthehet kundër por gjithçka zhbëhet nga e qeshura, përqafimi, belbëzimet apo hapat e parë. Kisha dëgjuar vazhdimisht nga ata që e kanë përjetuar prindërimin më përpara, se fëmija të ul egoizmin në tokë, dhe në fakt kështu ndodh.”

“Përshtatjen fillestare e kam patur jo pa tr.auma të vogla. Nuk e di a ka një dep.res.ion post edhe tek baballarët, por ndryshimi radikal i të përditshmes më ka ndikuar jo pak. Përpiqem të jem sistematik si natyrë dhe heqja dorë nga rutina, takimet dhe koha e shpenzuar me njerëz jashtë shtëpisë, fillimisht më shkaktonin nervozizëm, por paralelisht rritej dita-ditës dëshira për t’u kthyer në shtëpi e për të shpenzuar kohë më shumë në jetën e re.”- ka rrëfyer Eno.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *