Ajo ka miliona, por babai i këngëtares së famshme jeton në varfëri

Babai i saj është shofer ndërsa Adele fiton shuma të majme parashë. Mediat e huaja e kanë shkruar së fundmi një artikull lidhur me jetën që bën babai i këngëtares Adele dhe atë të saj.

‘The Sun’ ka raportuar se Mark Evans, babai i artistes së famshme Adele, punon si shofer duke fituar jo më shumë se 50 apo 100 paund në ditë, ndërkohë që me vajzën e tij nuk flet më prej vitesh.

Sipas tyre 55 vjeçari jeton në Cardiff, ku jeton në një shtëpi me qera dhe punon si shofer shpërndarje, ndërkohë që vajza e tij është shpallur së fundmi , personazhi më i pasur nën 30 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar.

Raportet e tyre si babë e bijë thuhet se nuk kanë qenë asnjëherë të mira mirëpo ato u përkeqësuan akoma më shumë kur ai e braktisi familjen dhe po vuante prej aloolizmit.

I pyetur se përse ka dalë nga jeta e njerëzve më të dashur ai u përgjigj se nuk donte që ata ta shihnin në gjendjen në të cilën ishte, do të thotë gjatë gjithë kohës i dehur dhe duke shkaktuar probleme.