Babai i Mateos në gjendje të rënduar nëpër rrugët e Fierit: Ngrihuni o popull, a keni fëmijë?

Nuk ka përshkrim hidhërimi për fëmijën që ka përfshirë familjen Vasiu.

Babai i Mateos, 8-vjeçarit foli sot për mediat.

Ai zbuloi të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe tregoi se e pyeti Klodianin “a di gjë ti”. “Jo nuk di gjë unë, më tha,” u shpreh i ati i Mateos.

“S’kam bërë gjë thoshte ai, pastaj kur e kontrolloi policia mirë e mirë, pastaj kur pashë çunin me ato të çara te koka, o Zot” tregon ai.

“Ngrihuni o popull, mos bëni sehir, se keni fëmijë vetë. Ma morën jetën e çunit kot fare,” dëgjohet teksa thoshte i ati në gjendje të rënduar psikologjike.