Banoret cuditen nga fenomeni ne Bulqize. Nuk na ka ndodhur me pare

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mënyrë të shpeshtë së fundmi në Bulqizë, aty ku shpendët kanë ofruar spektakël gjatë pasditeve.

Duke fluturuar në grupime masive, shpendët e identifikuar të llojit Sorra, kanë “pushtuar” qiellin.

Personat që kanë parë lëvizjet e tyre raportojnë se diçka e tillë nuk ka ndodhur më parë.

“Ndoshta të duket shaka, por pak e çuditshme. Prej më shumë se një jave një grumbull i madh të shpendëve të llojit “Sorra”, çdo pasdite në qytetin e Bulqizës bëjnë fluturim masiv. Në Bulqizë nuk ka patur ndonjëherë rast të kësaj natyre”, raporton dëshmitari.

Nën rrezet e diellit që janë drejt perëndimit, sorrat i kanë ofruar banorëve vendas pamje fantastike.