Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Behuni gati. Ja se si ndryshon moti nga dita e merkure

TIRANË-Kjo javë do të dominohet nga moti i paqëndrueshëm në vend dhe në mesjavë në zonat malore nuk përjashtohen as reshjet e dëborës. Nga dita e mërkurë e në vijim parashikohet që reshjet më së shumti të fokusohen në zonat malore.

‘Gjatë kësaj jave parashikohet të kemi vranësira të shpeshta, të cilat gjatë mbrëmjes së sotme dhe ditës së nesërme pritet të pësojnë një zhvillim të përkohshëm, kryesisht përgjatë zonave veriore të territorit shqiptar duke bërë që të kemi sërish rrebeshe shiu, por po ashtu edhe pjesa tjetër e vendit do të ketë momente të pakta me reshje shiu. Duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim parashikohet që reshjet më së shumti të fokusohen në zonat malore, ku edhe në zonat malore priten reshje të pakta dëbore.’- tha meterologu Hakil Osmani.

Nga dita e mërkurë, edhe temperaturat pritet të pësojnë rënie graduale sipas sinoptikanëve.

‘E marta sjell temperatura edhe në 19 gradë Celsius, kryesisht në qytetin e Sarandës. Përsa i përket ditës së mërkurë, e enjte edhe e premte, sjellin një rënie graduale të temperaturave duke bërë që minimumet të zbresin deri në 15 gradë Celsius.’- tha sinoptikani.

Pas një fundjave me erë të fortë, në ditët në vijim shpejtësia e erës do të pësojë ulje graduale dhe nuk do të jetë më shumë se 35-40 km/orë.