‘Bëmat e Luizit’/ Nga larës gotash në “mbretin” e muzikës

Luiz Ejlli ka qenë padyshim kryefjala e këtyre ditëve në rrjet. Që pas pjesëmarrjes së tij në “’Big Brother VIP” artisti ka fituar zemrën e të gjithë publikut, të cilët e shohin dhe si fitues të “reality show-t”.

Ai ka dhe një karrierë të suksesshme në muzikë ku ndër vite ka arritur të rrëmbejë çmimin e parë në “Ethet e së Premtes”, “Kënga Magjike” dhe përfaqësimi i Shqipërisë në “Eurovision 2006”. Mbrëmjën e djeshme, Luizi së bashku me banorët kanë folur rreth vetes së tyre, ku kanë treguar rreth punëve që kanë bërë apo ëndrrat që kanë. Luizi ka treguar si nisi dëshira e tij për të kënduar, teksa rrëfeu vështirësitë e tij se kur ishte 16 vjeç, paradite pastronte gota ndërsa në darkë këndonte ‘live’.

“Punoja edhe kamerier edhe si banakier se ia mora dorën, u mbushte plot se ishim afër shkollave, pronarët më dëgjojnë duke kënduar, ata kishin qëndruar duke më shikuar si juri derisa unë pastroja gotat, kur i pash fillova t’i pastroja gotat më mirë por kisha harruar që ndërkohë po këndoja, isha 16 vjeç dhe më thonë ti po këndon bukur, i thash të gjithë këndojnë, dhe më përmend dy persona, muzikantë dhe më thotë do të bëjmë muzikë live në darkë, tha po e fillojmë me miq ta bëjmë me tavolina familjare dhe filluam të këndojmë këngë të vjetra shkodrane dhe korçare, ishte i vetmi lokal që bënte muzikë live dhe mbushej plot, këndoja në darkë, pastroja gota paradite”, tregoi këngëtari.