Ben krenar te gjithe Shqiptaret.Ermonela Jaho merr çmimin e veçantë

0
133

Sopronoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, është nderuar me çmimin e veçantë nga “Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023”.Mes shumë emrave të njohur të muzikës klasike nga e gjithë bota, Jaho, ka arritur që të “rrëmbejë” çmimin e rëndësishëm si “Artistja e Vitit”.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë faqja e njohur e çmimeve ICMA, e cila e konsideron Jahon me një zë të lavdishëm dhe me një estetikë të pastër vokale.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe vetë Ermonela e cila shprehet e nderuar dhe e vlerësuar për marrjen e këtij çmimi.

“ARTISTJA E VITIT Ermonela Jaho, soprano Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr të sigurt dhe shkëlqyeshëm vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese.

Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe një emocion thellësisht prekës. Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë”, thuhet në njoftimin për sopranon shqiptare.