“Bëni Kujdes”. Paralajmërimi i fortë i Aida Shtinos: Janë shtuar së fundmi, i keni rreth jush, mos u besoni

Gazetarja Aida Shtino ka dalë së fundmi me një postim në rrjetin social Facebook ku paralajmëron për shtimin e ‘komunistëve’ të rinj në vend ndërsa apelon për kujdes.

Postimi i Aida Shtinos

Ne kete Shqiperi qe po jetojme jemi te mberthyer mbas klikave politike, thua se ata kane zgjidhur e po zgjidhin problemet tona te perditshme…lexoj neper rrjete sociale analiza, komente, sharje , shpifje dhe ajo qe me mundon eshte jeta jone…ku po shkon????

Te rrethuar nga presioni i nje vaksine me detyrim qe na ri si cekan mbi koke , te mbingarkuar nga viruse qe dalin njera pas tjetres , na u desh dhe situata politike…Ne fakt keto kohet e fundit kam vene re nje dukuri qe me ka bere pershtypje, jane komunistet e rinj…dhe kete here jane me te moderuar.

Jane te rinj te rekrutuar ,ju paguajne shkollat i stervisin i mesojne si te sillen, madje marin edhe disa elemente “jashte serie” te persekutuarve, ose familjeve te medha.

Ata te paret komuniste qe edhe pse nuk jetojne me , kane lene trashegimtaret nga mbrapa te cilet nen nje udhezim te persosur qe u kane lene te paret e tyre, po rekrutojne djem te rinj, disa te rinj fare e disa nga ata qe kane ndonje mbiemer dhe qe as vete se dine pse e kane…

Ajo qe ju them eshte vetem BENI KUJDES !!!!

Qatkullojne rreth nesh, dhe perqark nesh…!!!!

Mos i afroni, mos i promovoni duke ju dhene vemendje, largojini sa me larg nga jeta juaj , sepse jane shume te rrezikshem, madje me te rrezikshem se te vjetrit.

Arma kryesore e komunisteve eshte te godasin ne gjera personale, te flasin pa edukate, te te sillen sikur ju njohin e dine shume per ju…etj etj. Mos besoni asgje !!!!

Jane thjesht mashtrues asgje me shume…

Per te gjithe ju , duhet te dini se cdo gje mundet ti falni ketij vendi, por kursesi komuniznin e akoma me keq ate te moderuar ne petkun e demokratit…

Ata per te zhdukur familjet, perdoren luften e klasave, po te njejten lufte perdorin edhe sot, por nen rrogoz dhe tani te kamufluar me ca persona “jashte serie” qe se dine as vete se ca jane dhe keta te fundit i perdorin per te hyre ne mesin e tone e per te na hedhur hi syve…

Ajo qe ju them eshte vetem kjo :

Kujdes komunistat e rinj te maskuar, se jane me te rrezikshem se te paret !!!!!