E bëri për spital gruan e tij, arrestohet vëllai i këngëtareve të njohura shqiptare

Mediat kosovare raportuan ditën e djeshme se është vënë në pranga vëllai i këngëtareve të njohura si ‘Motrat Mustafa’.

Siç shkruan “Indeksonline”, e cila i referohet burimeve të policisë, gjatë ditës së djeshme një grua nga Prizreni ka denoncuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar nga bashkëshorti i saj.

Po sipas kësaj medie personi që dhunoi gruan është Liridon Mustafa, vëllai i Motrave Mustafa.

Mësohet se ai ka dhunuar gruan e tij dhe i ka shkaktuar lëndime, ku asaj i është dashur trajtim mjekësor.

Top Channel