Big Brother fut në sherr çiftin e njohur shqiptar, moderatorja ‘nuk lejon’ partnerit të futet brenda shtëpisë, I ‘kthehet’ ai: Unë do…

Big Brother është kthyer tashmë në objekt diskutimi te të gjithë qytetarët. Por mesa duket Big Brother kthehet dhe në ‘mollë sherri’ ndonjëherë.

Çifti i njohur Graciano Tagani dhe Argjira Spanca kanë qenë së fundmi të ftuar në emisionin “Pardon My French” ku kanë folur për Big Brother Vip.

Teksa po komentonin miqtë që kanë brenda shtëpisë, Argjira zbuloi se BBV mund të ishte arsye për debate mes tyre. E pyetur nëse do të pranonte të ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Argjira u përgjigj:

“Jo, nuk do pranonim të ishim pjesë e “Big Brother Vip”, as çift”.

Ndërkohë, duket se Graciano ka një tjetër mendim, teksa zbulon se pa Argjirën ai do të dëshironte të përjetonte këtë eksperiencë kaq të veçantë për herë të dytë.

“Me Argjirën nuk do të kisha qejf, pa Argjirën do të kisha hyrë. Një ditë i thashë po nëse futem, ajo më tha ndahemi. Ishte shumë e prerë përgjigja”, u shpreh balerini i njohur.

Gjithashtu, duket se Graciano jo vetëm që do të pëlqente të ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por do ta përkrahte edhe Argjirën në këtë vendim.

“Por, unë do e mbështesja Argjirën nëse do të futej, edhe pse ajo jo… Argjira mjafton të rrijë siç është. Ajo është shumë pozitive, do ishte serioze, do i kishte peshë fjala, do kishin shumë njerëzit çfarë të mësonin… Unë jam mendje hapur, por thjesht ideja që do i afrohej dikush, mua do më bezdiste shumë”, tha Tagani.