Birësoi djalin para 4 vitesh, moderatorja tregon si ndihet kur djali kërkon babain: I them që ai …

Fjodora Fjora, moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar është rrëfyer si asnjëherë më parë për jetën personale.

Ndonëse beqare, para 4 vitesh ajo guxoi të birësonte një djalë të vogël, i cili quhet Alteo.

Mirëpon e ftuar së fundmi në ‘Thumb’, moderatorja ka treguar se i biri ka filluar të kërkojë të atin dhe që ajo si çdo nënë ka një përgjigje.

‘Nuk është e thjeshtë. Çdo gjë duhet ta mendosh dy herë, edhe kur merr një vendim ndjen atë mungesën që: Shiko, ndoshta do ishte më mirë ta ndërmerrja këtë gjë bashkë me një mendje të dytë. Mirëpo e di si është puna? Ndonjëherë, ne nuk zgjedhim si jeta jonë do vijë.

Ndonjëherë zgjedhim të jemi vetëm, po fati e sjell të jemi vetë i dytë. Jemi vetë i dytë dhe unë kam mikesha të miat që s’ka rëndësi arsyeja, por tani janë mama të vetme. Për mua më me rëndësi është që ai brenda familjes sonë të vogël që ne e cilësojmë ‘mami, unë, daja, gjyshi, nëna…’, pra njerëzit që ai i ka shumë afër, të jetë i lumtur.

Sigurisht do përballesh dhe me pyetje, dhe me sfida, dhe me faktin që je e vetme, por do kuptosh që je përpjekur të bësh një gjë të mirë dhe shpreson që fëmija kur të rritet do ta vlerësojë këtë gjë. Unë mendoj që është si t’i hysh pak detit në këmbë.

E vetmja pendesë që kam, ose keqardhje është që Alteo e do këtë gjë. E kërkon ai këtë gjë, sepse po rritet dhe pyet. Përpiqem t’i shpjegoj që ka familje me babin dhe mamin, ka familje vetëm me mamin, ka familje vetëm me babin’, rrëfeu Fjodora.