Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Biznesmeni anonim i lidh pension të përjetshëm 40-vjeçarit te semure

LUSHNJE- Rasti i 40-vjeçarit nga Plugu i Lushnjes, i cili mbahej i lidhur në një cep dhomë nga prindërit e tij, ka ngjallur reagime të shumta tek ata që e kanë ndjekur këtë histori tek “Piranjat”.

Të shumtë kanë qenë personat që kanë kërkuar t’i vijnë në ndihme kësaj familje, e cila përveç problemit me djalin e sëmurë, është detyruar të përballet dhe me padrejtësinë e heqjes së KEMP-it. Për t’ia lehtësuar sadopak këtë barrë financiare prindërve të moshuar të 40-vjeçarit të sëmurë, ka menduar një biznesmen që preferon të qëndrojë anonim.

Bashkë me të kemi udhëtuar drejt Plugut, ku i dhamë lajmin e mirë prindërve të personit të sëmurë. Bamirësi anonim, i ka lidhur 40-vjeçarit një pension të përjetshëm për 20 mijë lekësh të reja në muaj, duke bërë atë që në fakt duhej ta bënte shteti.