Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Boll harxhuat lekë restoranteve, ja si të gatuani në shtëpi tuaj pulë me pilaf në tavë

Kjo është një nga recetat më të shijshme që tani mund ta gatuani edhe në shtëpi.

Receta dhe përbërësit për 6 persona: 1 pulë rreth 1 kg e gjysmë; 1 kg oriz; 1 qepë; kripë, piper; 2-3 lugë gjalpë dhe kopër.

Përgatitja e recetës: Fillimisht pulën e pastruar vëreni të ziejë në ujë të bollshëm.

Kurse qepën e grirë hollë e vendosim të kaurdiset me gjalpin derisa të ketë marrë ngjyrë të artë.

Më pas shtojmë orizin dhe e skuqim pak. Dhe kur pula të jetë gati e presim në copa.

Pastaj në një tavë të madhe hedhim orizin në tepsi, hedhim 2 litra nga lëngu i pulës, ose nëse është më pak e shtojmë me ujë. E sipër shtojmë pulën, i hedhim kripë, piper, i grimë imët edhe koperin. E pjekim në maksimumin e temperaturës derisa lëngu të jetë avulluar.

Ju bëftë mirë! /