Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Bore ne Tirane, SHMU parashikon ditën kur priten rreshje bore ne kryeqytet, ja cfare pritet gjatë gjithë kësaj jave

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që dita e martë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimi. Që në orët e para të 24-orëshit, priten reshje shiu e bore me intensitet të ulët.

Për shkak të masave ajrore më të ftohta pritet që reshjet e borës me intensitet të ulët (në formën e flokëve të dëborës) të prekin kryeqytetin, por edhe zonat bregdetare, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Nga dita e mërkurë deri ditën e shtunë vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme por të ftohta të cilat do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin. Për shkak të temperaturave të ulëta, parashikohen prezencë të ngricave të forta në rrugë kryesisht në zonat malore. Era parashikohet kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 20m/sek.