Burri conne lavazh makinen e gruas por e gjen belaja me pas

Kosovë- Gruas i vjedhin mbi 7 mijë euro në makinën që la në lavazh.

Ngjarja ka ndodhur me datë 8 Dhjetor në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren, por u raportua vetëm së fundmi, raportojnë mediat në Kosovë.

“Rasti ka ndodhur më 8 dhjetor, është raportuar dje, pra më datë 13 dhjetor. Gruaja ka raportuar se i kishte nxjerrë paratë për t’i depozituar në bankë, por kur ishte kthyer nuk i kishte gjetur më”, ka thënë polici Shaqir Bytyqi për Klan Kosova.

Ai theksoi se po punohet në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit. “Jemi duke punuar në arrestimin e të dyshuarit. Nga kamerat e sigurisë vërehet se si i dyshuari afrohet tek vetura duke tentuar që të marrë diçka. Po punojmë në identifikimin e tij”, shtoi ai.