Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Burri i varfër i bën një surprizë romantike gruas së tij, ja pse ky veprim e preku argjendarin

Burri romantik ruan monedha për dy vjet për ti blerë një dhuratë surprizë gruas se tij.Perdoruesit e internetit jane te impresionuar nga perkushtimi i tij.

Qofshin gra apo burra, të gjithë duket se e kanë të vështirë te zgjedhin dhuratën më të mirë për partnerin e tyre. Përveç të qenit i pavendosur për të zgjedhur dhuraten me te persosur midis shume ospioneve,gjeja qe i vendos njerezit ne nje dileme me te veshtire jane parate e tyre.

Megjithatë, për një burrë tajvanez, ai ishte i vendosur të blinte nje dhurate surprize për gruan e tij edhe nëse i duhej të kursente para për dy vjet për ta blerë atë.

Kohët e fundit,shitesit e një dyqani bizhuterish në Tajvan, Mahua Jewellery, u befasuan kur burri i quajtur Wang erdhi në dyqan me arken e kursimit me derrkuc plot me monedha për të blerë disa stoli për gruan e tij.

Ata ndanë postin prekës në Facebook dhe shume shpejt terhoqen vëmendjen e shume perdoruesve te internetit.

Posti shkruan: “Ishte vone kur ky klient erdhi në dyqanin tonë dhe pyeti: ‘A pranoni monedha? Dua të blej disa bizhuteri ‘. Ne i thamë atij që pranonim dhe e lejuam te hynte brenda ne dyqan.Ai mbante ne dore nje arke kursimi me derrkuc. Ishte aq e rëndë sa dukej sikur donte ta tërhiqte në tokë. ”

Wang i duhej ta priste arken derrkuc në gjysem qe te merrte monedhat e ruajtura brenda saj per dy vite rresht.

“Ai derdhi të gjitha monedhat në dy kontejnerë dhe u deshën katër persona nga stafi ynë për të llogaritur sasinë e parave brenda”

Kur ata numeronin monedhat, Wang tha: “Gjithmonë kam dashur ti blej një dhuratë per ditelindje gruas time, kështu që vendosa te merja kete arke derrkuc për të kursyer para. E ushqeja kete derrkuc me monedha çdo ditë dhe e kam bërë këtë për dy vjet rresht.

Së fundi, kam ruajtur mjaftueshëm! ”

Vlera e monedhave shkonte gati 1,069 dollarë.

Posti shkruante: “Kjo është hera e parë që kishim hasur një moment kaq te ndjeshem dhe të gjithë u prekem nga ky njeri. Ne e ndihmuam atë të zgjedhë një gjerdan të bukur ari dhe nje byzylyk ditelindjen e gruas së tij ”

Kur u largua nga dyqani stafi ynë tha:” Gruaja e tij është martuar me personin e duhur. Ai është një njeri kaq i mire dhe romantik.”