Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

“Burri nuk zihet me mua, me jep dashuri të tepruar dhe më ndihmon në punët e shtëpisë… prandaj dua divorcin”

Një grua në Emiratet e Bashkuara Arabe ka kërkuar divorcin sepse burri i saj tregon “dashuri të tepruar” duke e ndihmuar me punët e shtëpisë dhe duke e “mbytur” me dhurata.

Gjithashtu, ajo i tha një gjykate në Fujairah se bashkëshorti nuk zihet me të, nuk i bërtet kurrë dhe është gjithmonë i sjellshëm.

Këto karakteristika të burrit të saj ia kanë bërë “jetën Ferr” dhe kjo është arsyeja që ajo kërkon të ndahet pas një viti martesë.

Madje, ajo ka treguar edhe një rast kur iu ankua burrit se kishte shtuar në peshë dhe ai menjëherë nisi një dietë drastike dhe të bënte ushtrime.

“Jam e etur për një ditë me sherr, por kjo është e pamundur me burrin tim romantik, i cili gjithmonë më fal dhe më mbush me dhurata”, mësohet të ketë thënë gruaja arabe./a2news/