Sot mungesa i vërehet më shumë se kurrë, Flori ka ditëlindjen, ja sa vjeç mbush

ëngëtari i njohur Flori Mumajesi që në muajin prill është zhdukur nga jeta publike. Ai nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor dhe postimi i tij i fundit në Instagram i përket datës 8 prill.

Kjo ditë është shumë e rëndësishme për kantautorin dhe fansat po presin që nga momenti në moment ai të bëhet i gjallë. Sot është ditëlindja e Florit dhe të gjithë ndjekësit e tij po ia ndjejnë mungesën më shumë se kurrë. Kjo vihet re nga komentet ne foton e tij të fundit, ku ndonëse këngëtari nuk ka reaguar, fansat po i dërgojnë një mori urimesh.

Flori sot ka mbushur 37 vjeç dhe gjatë këtyre viteve ka korrur një sukses të madh në karrierë dhe ka fituar zemrën e publikut, i cili po pret me padurim që ai të bëhet aktiv sërish.