Përbërësit: 3 qepë, 4 domate, Kripë, Piper, Vaj ulliri, 400 g miell, 200 ml ujë, Kripë
Në tigan kaurdisim me vaj ulliri, qepët e grira imët, shtojmë domatet pasi i kemi pastruar lëkurat dhe i kemi prerë imët. E rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
E ziejmë derisa të zbutet qepa plotësisht dhe domatet janë tretur. Vendosim miellin në tavolinë, e hapim në mes duke krijuar një gropë, shtojmë kripë dhe ujë.
Formojë brumin dhe e ndajmë në 14 pjesë, i bëjmë top dhe i hapim me niseshte afërsisht sa dora. I lyejmë me vaj dhe i vendosim bashkë mbi njëra ? tjetrën nga 7 petë, e hapim petën e parë sa madhësia e tavës dhe hedhim mbushjen.
Vendosim petën e dytë lart dhe mbyllim anët mirë, e lyejmë vaj dhe e pjekim në furrë të parangrohur më parë me 180 gradë.
Byreku me qepë e domate, shije e mrekullueshme shtëpie.