Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Caktohet data e fillimit dhe përfundimit të vitit të ri shkollor. Risia për vitin e ri shkollor..

Më 11 Shtator 2023 starton viti i ri shkollor. Ministria e Arsimit ka miratuar strukturën e vitit shkollor 2023-2024 ku përcakton se përfundimi i shkollës do të jetë më 14 Qershor.

Sipas udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe të Financave mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend, do të nisë zyrtarisht në datën 11 Shtator.

Nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimesh. Periudha e parë e pushimeve do të jetë në fundvit, ndërsa periudha e dytë do të jetë në javën e parë të muajit Prill. Urdhri përcakton gjithashtu edhe afatet se kur do të zhvillohen provimet kombëtare të klasave të 9-ta. Sipas vendimit të marrë, provimet kombëtarë të arsimit bazë do të zhvillohen ndërmjet datave 17-18 Qershor. Nxënësit do të testohen në lëndët Matematikë, Gjuhë e Huaj dhe Gjuhë Shqipe.

Një risi për vitin e ri shkollor është edhe mosha e nisjes së klasës së parë. Sipas ndryshimeve ligjore, një fëmijë mund të regjistrohet në klasë të parë pa mbushur 6 vjeç, por kushti është që të mbushë 6 brenda 31 Dhjetorit të atij viti kalendarik. Pra një fëmijë mund të nisë klasën e parë 5 vjeç e 8 muaj.

Sipas udhëzimit, në të njëjtat afate do të nisë dhe përfundojë viti i ri mësimor edhe për shkollat e mesme dhe ato profesionale. Përjashtim do të përbëjnë vetëm maturantët për të cilët mësimi i vitit të ri shkollor do të mbyllet më herët, përkatësisht në 31 Maj të vitit 2024, dhe jo në 14 Qershor siç ndodh me dy vitet e tjera të këtij cikli.

Edhe nxënësit e shkollave të mesme do të kenë një periudhë pushimesh që gjithashtu do të përkojë me festat e fundvitit, konkretisht në datat 26 Dhjetor të këtij viti, e deri në 5 Janar të vitit që vjen.