Cana poston foton kur ishte 3 vjeç, batuta e Bes Kallakut: Katunar…

Lorik Cana është bërë nostalgjik së fundmi, pasi ka postuar një foto të vjetër të tij në “Instagram” që ka marrë shumë reagime.

Kapiteni legjendar i kombëtares sonë shfaqet së bashku me nënën e tij kur ka qenë i vogël. “Mama dhe mini Liki, dikur viti 85-86, s’jam i sigurt”, shkruan ai bashkëngjitur me foton.

Fotografia ka marr menjëherë mijëra pëlqime dhe shumë komente, ku ka rënë në sy ai i humoristit të njohur, Bes Kallaku, i cili shkruan: “Duket katunari, e vret dielli, me sy mbyllur dhe vetullat e verdha”.

Ky koment ka marrë shumë pëlqime nga ndjekësit e ish-kapitenit të kombëtares, i cili ende nuk i ka kthyer përgjigje Besit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *