Cekja i Beratit habit fare me rrëfimin: Gruan unë e kam tradhëtuar me disa femra, po ajo më ka falur

Ai është padiskutim një ndër aktorët e humorit më të dashur për publikun shqiptar. Me rolet e tij në disa nga komeditë më të njohura shqiptare si “Një baba tepër”, Gjithë fajin e ka paraja”, “Pesha e gruas sime”, “Pushime në Romë” etj, Sejfulla Myftari arriti që të vjedh zemrat e një publiku të gjerë, madje edhe sot është një ndër aktorët e preferuar për shumë veta.

I njohur ndryshe si Cekja i Beratit, ai do të ngelet gjatë në memorien e çdo shqiptari. Aktori i njohur përpara dy vitesh ka dhënë një intervistë për revistën ‘Story’ ku ka treguar diçka më tepër për martesën e tij 40-vjeçare, por në këtë intervistë ai i ka shokuar dhe habitur të gjithë teksa rrëfeu publikisht se e ka tradhëtuar bashkëshorten disa herë.

“E di që do të botohet kjo që po deklaroj, por po, kam pasur femra jashtë martese”, – ka thënë Cekja.

Por ndonëse kanë kaluar disa vjet nga kjo deklaratë, ai dhe bashkëshortja e tij janë sërish bashkë dhe duket se martesën e tyre të gjatë, nga e cila kanë edhe 3 fëmijë, nuk mund ta prish dot asgjë.