Çervish me mish pule në Tavë Tradicionale

Përbërësit

1 pulë

15luge miell misri

200gr gjalpë

1 qepë

1luge kripë

200gr petë bakllave

biber të kuq

biber të zi

Hapat

Mishin e pulës e zijmë me qepë,krip, biber t’kuq dhe biber t’zi afër 1 orë varësisht qfare është pula

Miellin e misrit e kavërdisim afër 20 min.me yndyrë dhe kur fillon të ndron ngjyrë ( ngjyr kafeje t’qeltë) atëherë e përvlojmë me langun e mishit dhe e përzijmë vazhdimisht qe të mos bëhen duqa

Qervishin e derdhim mbi petet e bakllavës, paraprakisht te skuqura në tavë ,sipri e qesim mishin e pulës dhe e fusim tavën në furrë të reshkët afër 15 min

Çervishi me miell misri dhe me mish pule servohet me kos dhe hudher