Çfarë ndodhi, Bes Kallaku “kacafytet” me lojtarin e kombetares në mes të lokalit (VIDEO)

Sokol Cikalleshi mbrëmjen e djeshme ishte duke darkuar me aktorin e njohur të humorit Bes Kallaku, me të cilin kanë miqësi familjare. Nuk mund të mungonin shakatë në këtë takim mes futbollistit dhe humoristit dhe ata kane bere dhe nje video ku ajo ka marre nje shikueshmeri te larte.

Ka qenë bashkëshortja e Besit, Xhensila Myrtezaj, e cila nëpërmjet një postimi në “Instastory”, iu ka nxjerrë “bojën” të dyve, duke postuar një video “pikante”, ku Cika dhe Kallaku, shfaqeshin duke u shtyre me njëri-tjetrin se kush do të paguante. “Po kalonin mirë deri në momentin që njëri u çua për të paguar”, ishte mbishkrimi i Xhensilës në videon e publikuar.

“Jo s’ke shans të paguash”, dëgjohet të thotë Bes Kallaku në video. E gjitha kjo në kuadrin e shakasë, pasi të dy janë miqë shumë të mirë.

Per me shume shikoni videon