Ogerta Manastirliu ka reaguar pak më parë në rrjetin social Facebook, lidhur me numrin e madh të të prekurve me koronavirus.
Ja se si shprehet ajo:
“Viruset mund të jetojë në disa sipërfaqe për orë të tëra. Lani duart shpesh, përdorni ujë dhe sapunë për 20 sekonda ose dezinfektojini ato”.
Ndërkohë, përbri videos Manastirliu shkruan se qytetarët duhet të ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit, duke respektuar rregullat, mbi të gjitha duke ruajtur distancën.
“Çdo qytetar mund të ndihmojë në kufizimin e përhapjes së #COVID19. #RespektoniRregullat ↔️Kur dilni, ruani distancën 1.5 metër Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike
Lani shpesh duart
Dezinfektoni dhe ajrosni ambientet ku qëndroni
#RuaniShëndetin #Mbroni veten dhe të tjerët”, shkruan Manastiruliu.