Dita e enjte eshte zgjuar me nje termet te forte ne te gjithe zonen e Ballkanit. Termeti ishte me magnitud 5.4 ball dhe eshte ndjere ne Kroaci, Bosnje, Kosove, Shqiperi ne Malin e Zi deri ne Greqi.
Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMCS) njoftoi se epiqendra e tërmetit që u regjistrua në orën 4:06 të mëngjesit, ishte në një thellësi prej dhjetë kilometrash, në qytetin perëndimor të Malit të Zi, Nikshiç.
Departamenti i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi bëri të ditur se ka regjistruar një tërmet 5.4 ballësh.
“Ky tërmet mund të ketë shkaktuar dëme materiale në zonën e epiqendrës së tij”, njoftoi Instituti.
Lëkundjen intensive e kanë ndier edhe qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa sipas komenteve në faqen e internetit EMCS, tërmeti është ndier edhe në Kroaci.
Pas tërmetit të parë të fortë të së enjtes në mëngjes, pasoi një seri prej rreth 30 lëkundjesh më të dobëta, u tha gazetarëve të enjten shefja e Departamentit të Sizmologjisë malazeze të Institutit Hidrometeorologjik, Milena Tomanoviç.
Deri tani nuk ka humje jete dhe deme te medha materiale.