Çfarë po ndodh? Binjakët ‘heqin’ motrat Hoxha, Donaldi eliminon dhe Arbanën

Nga prapaskenat e Big Brother VIP, ‘lufta’ tashmë është zhvendosur në Instagram. Binajkët Veshaj kanë hequr nga personat që ndjekin, dy motrat Hoxha, Lori dhe Sara të cilat ishin edhe producentet e Big Brother VIP.

Donald Veshaj, i cili ka dalë i pakënaqur pasi çmimin e madh e rrëmbeu balerini Ilir Shaqiri ka vendosur t’i mbajë inat edhe moderatorës Arbana Osmani, duke e eliminuar edhe atë. Por vetë moderatorja vijon ta ketë në listën e personave që ndjek Donaldin. Ndërsa Romeos siç duket i ka ‘shpëtuar’ emri i Arbanës dhe e ndjek ende.

Big Brother VIP përfundoi një natë më parë dhe 100 mijë eurot i fitoi Ilir Shaqiri. Pakënaqësia e rivalit më të fortë të balerinit, Donald Veshaj nisi që mbrëmë në prapaskena. Ai është filmuar teksa bashkë me të vëllanë përplaset me produksionin.