Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Çfarë po ndodh në spitalin Shefqet Ndroqi, mbi 8 ambulanca vijnë me urgjencë

Shqipëria ditët e fundit vendi jonë po përballet me një situatë të vështirë sa i takon infektimeve dhe shtimit të numrit, e po ashtu edhe me vi.ktimat që shkakton.

Abc raporton se 8 urgjenca kanë mbërritur deri në orën 11:30. Pacientët me Covid 19 që kanë nevojë për ndihmën e mjekëve janë më të shumtë në numër dhe në moshë më të re.

Ditët e fundit sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të shtruarit në katër spitalet Covid nuk kanë zbritur nën 500 ndërsa ata në terapi intensive nën 30.

Të afërm të tyre ndonëse jo në fluksin e fillimit të javës gjen duke dërguar sendet e nevojshme për familjarët pranë zonës së karantinës dhe në këtë ditë me mot të pazakontë për Tiranën.

Ndërsa personeli shëndetësor i kërkon të mbajnë distancë pasi numri i të infektuarve me koronavirus sa vjen e po rritet.

Mbi 6 mijë e 600 raste të reja janë zbuluar nga rreth 24 mijë testime të kryera vetëm këtë javë ndërsa 83 persona për shkak të komplikacioneve të Covid 19 kanë humbur jetën.

Thirrjet e mjekëve për kujdes sa vijnë e shtohen pasi në Shqipëri dyshohet të kenë hyrë dy mutacione të koronavirusit. Ai i britanik dhe i Afrikës së Jugut.