Cifti porosit kuzhinen e endrrave por pas 7 muajsh i kthehet ne “makth”

Cifti porosit kuzhinen e endrrave por pas 7 muajsh i kthehet ne makth

Barry dhe Jane Sanderson tani janë aq të mërzitur sa i kanë kërkuar firmës DIY Wickes ta heqë kuzhinën fare, por këmbëngulin se kjo është refuzuar.

Sanderson ndihen të mashtruar nga kompania dhe pretendojn se firma financiare Barclays tha se nuk do të paguanin Wickes derisa të ishin të kënaqur me instalimin e saj. Ata pretenduan se nuk kanë një kuzhinë që funksionon. Por edhe pse pagesa u krye ai dhe gruaja e tij kishin mbetur pa furrë apo mikrovalë.

“Për shkak se kemi një lavaman dhe një pianurë të instaluar nuk do na jepet asnjë kompensim pasi kjo nga kompania konsiderohet si një kuzhinë që funksionon.”

Si Barclays ashtu edhe Wickes u kanë kërkuar falje ciftit Sanderson dhe thanë se çështjet e pazgjidhura do të zgjidhen në fillim të muajit të ardhshëm – më shumë se shtatë muaj pas fillimit të projektit.

Wickes hoqi kuzhinën e vjetër të çiftit më 29 janar dhe filloi montimin e të resë më 10 shkurt. Por puna u ndal dy ditë më vonë, kur Barry do merrte banakun. Por pasi ata biseduan me montuesin, vendosën të ndërronin banakun meqë ai që kishin zgjedhur ishte i prirur për t’u njollosur.

Ja si shkruan kompania;
“Ne kemi marrë konfirmimin nga Wickes se puna e mbetur do të përfundojë në fillim të shtatorit 2022. Prandaj, si një gjest i vullnetit të mirë, ne kemi zgjatur datën e parë të pagesës për kredinë deri në shtator 2023, për të siguruar që zoti Sanderson të ketë plot 12 muaj nga mbarimi i kuzhinës përpara se të bëjë ndonjë shlyerje kredie.
Nëse instalimi nuk përfundon siç pritej, ne kemi ftuar zotin Sanderson të kontaktojë përsëri me ne dhe ne do të shqyrtojmë përsëri datën e pagesës së parë.”