Ciljeta ben thirrjen e forte per te rinjte eshte bote kalimtare ndaj ndrysho

Kengetarja Ciljeta Xhilaga e shfaqur si nje besimtare myslimane e devotshme ka folur edhe per muajin e Ramazanit dhe agjerimin e saj.

Gjate intervistes se saj ne interviste ajo ka treguar edhe per te mirat e Nates se Kadrit (qe eshte sot) dhe i beri edhe nje thirrje prekese te rinjve duke i thene se te pakten sot te agjerojne me aq dije sa kane.

Ajo pranoi se ka vite qe agjeron dhe keshtu ka kuptuar se “jemi ne dore te Zotit, jemi kalimtare ne kete jete”. Ndaj ajo shprehet se sa me shume te jene njerezit ne namaz aq me mire do te ishte e me tej vazhdon per Naten e Kadrit.

“Është një natë që nuk duhet humbur sepse ne e presim gjithë vitin që të vijë. Edhe ata që nuk dinë të falen, ka të bëjë nijeti, sugjeroj që të rinjtë të vendosin sot kokën në sexhde (pjesë e riteve fetare islame) dhe të luten, sikurse dhe të thonë Bismilah. Dëgjoj shumë të rinj që thonë jo po s’di të falem dhe se është e vështirë për të mësuar rekatet e namazit. Lutjet kryesore që unë them, janë që të kem fëmijën mirë, të jemi mirë me shëndet dhe të na ruajë Zoti nga çdo gjë e keqe.

Unë kështu kam qenë prej vitesh, nuk është hera e parë që agjëroj, kam 10 vite që e bëj”, u shpreh Çiljeta.