Çiljeta Xhilaga ‘la’ Berishën dhe mbështeti Veliajn, ka dy fjalë pas fitores së PS: E paskam patur këmbën e mbarë

Çiljeta Xhilaga tregoi publikisht mbështetjen për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj gjatë fushatës elektorale.

“Lali Eri është nga ato djem që di t’i fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua”, ishin fjalët me të cilat iu drejtua pak kohë më parë këngëtarja të rinjve të Kavajës.

Së fundmi, ajo ka reaguar për fitoren e socialistëve përmes një postimi në rrjete sociale.

Teksa ka publikuar një video të Veliajt gjatë deklaratës së tij në Kavajë, Çiljeta ka shkruar: “E paskam patur këmbën e mbarë aty dmth”, duke etiketuar Veliajn.

TwitterFacebookGoogle+Pinterest