Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Cmendet shqiptari me djalin ne Itali donin te digjnin te moshuaren me benzine

ITALI-Ngjarje horror në Itali. Media vendase Quotidianodipuglia shkruan se dy persona, babë e bir 64 dhe 37 vjeç me origjinë shqiptare janë arrestuar nga policia italiane, pasi tentuan që të digjnin me benzine një të moshuar.

Shqiptarët tentuan që t’i vinin flakën të afërmes së tyre që jetonin në një shtëpi. E moshuara ka bërë denoncimin në polici, duke theksuar se kishte arritur që t’i shpëtonte një sulmi hakmarrës nga babë e bir. Ata jetonin në shtëpinë e të moshuarës prej disa vitesh dhe kanë debatuar me të.

Kur të gjithë të afërmit e tjerë në shtëpi kishin fjetur, babë e bir, kanë hyrë në dhomën e gjumit të gruas me një bidon me benzinë, duke synuar t’i vinin flakën. Sapo ndjeu aromën e benzinës, gruaja ka bërtitur dhe ka dalë jashtë, duke i shpëtuar kështu sulmit.