Covid i merr jetën në moshën 57-vjeçare infermieres së njohur

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër infermiereje në vendin tonë. Urdhri i Infermierit bën me dije se ka humbur jetën si pasojë e virusit, 57-vjeçarja Fatime Poci.

Ajo ka punuar për shumë vite si infermiere pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd dhe pranë Qendrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.

Njoftimi i Urdhrit të Infermierit

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga Covid-19.

Ndarja nga jeta e znj . Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd dhe pranë Qendrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.