Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ç’po ndodh? Shqipëria bëhet gati për ‘luftë’! Dy helikopterë po nisen

Shqipëria dërgon dy helikopterë për remont në Poloni.

Dy kamionë me dy helikopterë Cougar të ushtrisë shqiptare dhe një kamion me logjistikë ndodhen në Kakavijë për t’u nisur drejt Greqisë me destinacion final Poloninë.

Sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, helikopterët po shkojnë për remont në Poloni dhe po shoqërohen nga një kompani gjermane e specializuara për transporte të tilla.

Kompania që do të kryejë remontin në Poloni quhet “Heli one”, kurse transporti po kryhet nga “Air Glaze Aviation”

Karavani me kamionë është shoqëruar deri në Kakavijë nga Policia Ushtarake shqiptare.

Burimet sqarojnë gjithashtu që itinerari nga Greqia është bërë me qëllim që transporti të bëhet vetëm përmes vendeve të BE-së; Greqi-Bullgari-Rumani-Hungari-Sllovaki-Poloni.