Daja i tregon nipit se gruaja e tradheton me kusheririn. Nipi nuk i flet me me goje dajes

Klodi, një telefonues nga Gjermani në “Aldo Morning Show” në Tv Klan thotë se në rast se je në dijeni të një tradhtie, nuk duhet të flasësh. Ai sjell dy shembuj nga jeta e tij, prej të cilit një prej tyre ka ndodhur tek të afërmit e tij. Daja i Klodit ishte në dijeni se kushëriri i tij tradhtohej nga bashkëshortja dhe vendosi t’ia thoshte. Kjo solli prishjen e kësaj familjeje por edhe të raportit të dy kushërinjve.

Klodi: Kam një rast në Genova, ku kam jetuar 18 vjet kam dy shokë ku kanë vajtur shoku im me shoqen. Janë dy shokë të rritur me njëri-tjetrin, unë e di historinë që ato kanë vajtur, por nuk më intereson, nuk do ia thoja asnjëherë.

Kam edhe rastin tjetër në Shqipëri ku daja im bëri gabimin që ia tha kushëririt të vet dhe ka mbetur fajtor për gjithë jetën.

Aldo: Pse kushëriri kishte dy familje?

Klodi: Jo, s’kishte dy familje por gruaja e tradhonte, pak a shumë e njëjta.

Aldo: Dhe çfarë ndodhi, nuk i flasin dajës?

Klodi: U prish familja, fëmijët…personalisht, kundër.

Aldo: Po çfarë faji ka daja?

Klodi: Ka fajin që ia tha, që u bë shkaktari që ia tha, që prishi familjen, u rritën fëmijët jetimë.

Aldo: Më mirë që ia tha apo e dinte dhe s’ia thoshte?

Klodi: Ai nuk dinte asgjë, e dinte e ëma e tij, e dinte gjithkush, vetëm ai nuk e dinte, shkoi daja dhe ia tha. Personalisht, jam kundër. Çdo njeri i zgjidh hallet e veta vetë.

Klodi zbulon edhe se gruaja e tradhtonte me kushëririn e parë të afërmin e dajës së tij./tvklan.al