Dalin detaje të reja si humbi jeten babai me djalin se per ku ishin nisur

SHKODËR- Dalin detaje të reja nga ngjarja që ndodhi një ditë më parë në Malësinë e Madhe. Mësohet se Pjetër Rushaj, 50-vjeç, ishte i njohur për ndërtimet e zonës alpine në Malësinë e Madhe dhe Dukagjin.

Pikërisht 2 dite me pare, Rushaj u nis me djalin e tij, Jason Rushaj, 14 vjeç e me vajzën e mitur për të parë nëse dy shtëpizat e drurit që kishte ngritur bashkë me të vëllanë, kishin marrë dëmtime nga moti i keq.

Ai mori me vete edhe dy fëmijët e tij, pa e ditur se ky do të ishte udhëtimi i fundit që do të bënin bashkë.

Pikërisht në zonën e njohur si “Grykë Lugje”, iu ndërpre rruga. Uji mori makinën përpara dhe 50-vjeçari zbriti vajzën e i tha të shkonte në fshatin më të afërt për të marrë një kavo për ta tërhequr.

Më pas doli edhe vetë bashkë me djalin nga mjeti. Por, papritur një vrull i fuqishëm uji nga “Përroi i Thatë” i rrëmbeu djalin nga duart. Rushaj u hodh ta shpëtonte.

Për fat të keq, të dy u mbytën duke ndërruar njetë. Vajza u ndihmua nga një banor i zonës. Trupat e babë e bir u gjetën sot.