Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Dashuria mes shqiptares dhe djalit nga Gana, Blendiana: Mezi e gjeta, në fillim s’ma varte fare

Blendiana Mura është vajza nga Vlora, e kthyer në trend në Tik Tok. Kjo pasi ajo poston vazhdimisht video të këndshme me partnerin e saj nga Gana, Michael Akromah.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, çifti tregoi historinë e tyre të dashurisë. “Jemi njohur në Venecia. Faktikisht ai dilte me një shoqen time, unë e pashë me kete shoqen time dhe i thashë komplimenti.

Edhe pastaj ky nuk ma vari fare, dhe dilnim vetëm si shokë. Pas një viti kërkova nëpër Instagram dhe nuk e gjeta, por e gjeta në Tik Tok.

I shkruajta, nga ajo që ky është DJ dhe kërcen, po shikoja mos kishte ndonjë video duke kërcyer dhe e pyeta ku i kishte videot, ky nuk ma vari prap”, rrëfeu Blendiana.

Më tej, dyshja zbuloi se jetojnë larg njëri-tjetrit për shkak të punës dhe Michael është detyruar të udhëtojë 7 orë.

“Ne aktualisht jetojmë në qytete të ndryshme për shkak të punës së Michael. Ai udhëton 7 orë, më takon dhe pastaj ikën ditën tjetër. Ne gjithashtu, kemi një vajzë të quajtur Kylie”, zbuloi Blendiana.