“Dashurinë e tyre e ëndërrojnë të gjithë” Ajola Xoxa tregon për herë të parë historinë e gjyshërve të saj

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është herë pas here aktive në rrjetet e saj sociale ku përveç momenteve nga rritja e Kajanit apo pushimeve, nuk nguron të ndajë copëza nga kujtimet e saj të fëmijërisë ose adoleshencës. Së fundmi gjyshja e saj, balerina e njohur Ganimet Vendresha, ka festuar 88-vjetorin e lindjes dhe Ajola ka zbuluar disa prej momenteve më të bukura të jetës së saj.

Ajola ka ndarë disa foto kur gjyshja e saj kur ishte në moshën 25-vjeçare, teksa tregon sesi ajo iku në Moskë për të studiuar për balet dhe ku njohu dashuinë e jetës, shkrimtarin e njohur Jakov Xoxa.

Postimi i plotë i Xoxës

Në foton e parë, gjyshja ime Ganimet Vendresha, është 25 vjeç. Sot ajo mbush 88 vjeç.

Më e vogla e 8 fëmijëve. 16 vjeç u largua për në Moskë për të studiuar pranë Shkollës së Baletit te Bolshoi Teatër, e në këtë udhëtim u njoh me gjyshin tim. Atje jetuan 8 vite e kur u kthyen themeluan Shkollën e Baletit e më vonë ishin drejtuesit e parë të baletit në themelimin e Teatrit të parë të Operas dhe Baletit në Shqipëri.

Gjyshi ka patur pasion fotografinë, duke na lënë një pasuri të pamatshme. Gjithashtu, ai ka mbajtur ditar deri në fund të jetës së tij. Që e vogël nisa ta lexoja dhe është ndër historitë e para të dashurisë që kam lexuar, përmes fjalëve të vetë gjyshit, nga djalë në burrë. Është edhe më e bukura. Dashuria (edhe jeta) e tyre ka qenë si ato që ëndërrojmë të gjithë: e vërtetë, e pafund, e pamposhtshme, pa hije.

Sot gjyshja mbush 88 vjeç dhe në 6 javët e fundit ka hyrë e ka dalë nga spitali tri herë. Pas një arresti kardiak, në datën 23 gusht u rikthye në jetë nga doktor. Alfred Nona, njeri i cilësive të rralla.

Një pjesë të saj tashmë e kemi humbur përgjithmonë. Javët e fundit kanë qenë shumë të rënda për familjen tonë.

Unë jam rritur nga dy prindërit e mi dhe nga kjo gjyshe, e pas humbjes së babit 3 vite më parë, sëmundja e gjyshes ma ka copëtuar shpirtin. Por ne te gjithe kete trishtim, vazhdoj mendoj se nje jete si jeta e saj eshte fati me i madh qe dikush mund te kete: 88 vite te mbushur me dashuri, shume dashuri, me qetesi, miresi, besim, me vertetesi, duke kerkuar te bukuren e te miren ne cdo gje. Te gjithe studentet dhe miqte e saj e kujtojne si shpirti me i paster qe kane njohur, si nje njeri i dedikuar ndaj familjes dhe punes pa u ankuar kurre.

Pavaresisht loteve qe me shkojne cdo dite ne javet e fundit, jam e lumtur qe gjyshja ka patur nje jete pafund te bukur e njekohesisht te jashtezakonshme (e keto te dyja shume rralle vijne bashke).

Uroj te kete ende vite per te qendruar me ne, por edhe ne qofshin vetem dite, do te jene ato te dikujt qe ka bere vecse mire ne jete, e qe ka ndricuar zemren e kujtdo e ka patur prane.

Te dua aq shume gjyshja ime e mire, e bukur dhe me shpirt te bute. Jam me shume fat qe nje pjese e jotja jeton tek une.