Dasma nuk mbaroi me kaq! Këngëtari shqiptar i nxjerr sekretin Alban Skënderajt

Ditën e djeshme këngëtari Alban Skënderaj dhe Miriam Cani i dhanë publikut një super surprizë. Ata treguan momente nga dasma e tyre sekrete në ishujt Maldive. Celebrimi ishte bërë në datën 7 maj. Ata ndanë foto nga ceremonia dhe rrjeti u pushtua nga urimet dedikuar të dyve.

“Urime! Kur do e djegim?”, e ka pyetur këngëtari Renis Gjoka me komentin e tij.

‘Shumë shpejt’ i është përgjigjur Albani duke lënë të kuptohet se festa nuk ka mbaruar. Së shpejtiata do të realizojnë një dasmë në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *