Dasmat do fillojnë nga kjo datë, përcillen nga policia e mjeku

Ceremonite martesore si dasmat do te rinisin pas daten 23 qershor por mesohet se gjithcka do te mbikqyret nga nje efektiv policie dhe nje mjek.

Madje ne protokoll jane percaktuar edhe vallet qe do te lejohen te vihen si edhe menyra e uljes ne tryeza.

Lajmi i mire vjen per te gjithe ata cifte qe kane caktuar dasmat e tyre pas dates 23 qershor pasi ato dasma mund te kryhen edhe pse me masa te rrepta sigurie.

Armand Peza eshte nje sipermarres nga Shqiperia qe merret me organizimin e ketyre eventeve. Ai ka shprehur disa sugjerime sa i perket organizimit te ketyre ngjarjeve ne kushtet e kufizimeve te pandemise.
Per te filluar ai ka thene se organizimi ne ambjente te hapura do te ishte ideale gjithmone ne dasma dhe keshtu ruhen edhe standartet e kerkuara.
Tavolinat e planifikuara per 12 veta do behen per 5-6 persona dhe secila nga tavolinat te kene distanca optimane nga njera tjetra.

Rinisja e ceremonive martesore eshte garantuar pas diskutimeve qe jane bere me Ministrine e Shendetesise dhe institucione te tjera dhe ky veprim pritet te ndikoje jo vetem ne respektimin e te drejtes se ciftit por edhe ne rimekembjen e bizneseve qe merren me keto organizime