Del në treg mish pule pa kocka i prodhuar në laborator! Ja si ta dalloni?

Tiranë- Shkenca vazhdon të na mahnisë. Tashmë edhe mish i prodhuar në kushte laboratorike.

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi lajmin e fundit lidhur me lejimin e tregtimit të mishit të pulës së prodhuar në laborator.

Administrata Amerikane e ushqimit dhe Barnave lejoi një kompani kaliforniane të prodhojë mish pule të krijuar në mjedis laboratorik. Mirëpo kjo solli shumë reagime edhe në studion e “Ftesë në 5”. Eksperti i ushqimit Abdyl Sinani shprehu një qëndrim pozitiv, duke u treguar i gatshëm ta provojë. Ai tregoi më tej se ky lloj mishi do të shitet në formën e një pule, me pjesë si gjoksi i pulës ose kofshët, por s’ do të ketë kocka.

“Pjesa e gjoksit të pulës do të kërkojë 40 minuta për të zierë, kurse kofshët mbi 20 minuta”, u shpreh ai.