Del njoftimi nga aeroporti i Rinasit/ Duhen dy dozat e vaksinës dhe tampon, ose nëse keni…

Autoritetet e Aeroportit “Nënë Tereza” njoftojnë të gjithë udhëtarët që duan të shkojnë në Spanjë, se ky shtet ka ndryshuar rregullat për fluturimet hyrëse. Për të shkuar në Spanjë duhet të keni marrë të dyja dozat e vaksinës dhe kjo e fundit të jetë e njohur nga EMA dhe OBSH.

Me Urdhrin e Ministrit të Brendshëm, Urdhri INT / 657/2020, duke filluar nga data 20 shtator 2021 shtetasit tanë mund të hyjnë në Spanjë duke pasur parasysh sa më poshtë:

– Të kenë një certifikatë të plotë vaksinimi (doza e fundit e marrë të paktën 14 ditë para udhëtimit). Vaksinat e pranuara janë ato të autorizuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (ËHO): ose

– Të bëjnë pjesë në një prej përjashtimeve të konsideruara esenciale të Urdhrit INT/657/2020 të datës 17 korrik 2020, ku hyjnë: personat të cilët kanë leje qëndrimi, viza afat gjata Shengen, ose personat që kanë arsye të domosdoshme udhëtimi.

Kujdes: Dokumentacioni dhe arsyet esenciale vlerësohen paraprakisht nga autoritetet spanjolle.