Detaje te reja si e goditi e dashura 16 vjecarin ne koke dhe i mori jeten

0
112

Detaje te reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 16-vjeçarit në Tetovë, që thuhet se është vrarë nga e dashura e tij gjatë emisionit “Me Zemër të Hapur”. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur djali i xhaxhait të adoleshentit, i cili ka rrëfyer në një intervistë për gazetaren Anila Ahmataj se 16-vjeçari është larguar nga banesa për të takuar të dashurën e tij, e cila ka pranuar se i kishte lidhur duart dhe e kishte goditur atë me një mjet të fortë në kokë.

Gjatë rrëfimit ai shtoi se kishte gjetur trupin e kushëririt të tij në lumë, ku sipas tij kishte ngecur në një gur të madh dhe dukej vetëm pjesa e prapme e shpinës.

“Ai është larguar rreth orës 16:00, i ka treguar motrës dhe nënës që do dalë me të dashurën e vet. Ka ikur ta takojë atë dhe ka dalë diku rreth orës 10 dolën prindërit ta kërkojnë, e raportuan në rajonin e policisë, telefonit i shkonte thirrja por nuk përgjigjej njeri. Bashkë me prindërit e djalit dolëm në kërkim të tij dhe të veturës, makinën e gjetëm në parkim së bashku me telefonin. Motra e djalit ka kontaktuar me të dashurën në WhatsApp dhe ajo i ka thënë që nuk ka pasur kontakt me të dhe se ishte te halla e saj. Ne i gjetëm çelësat e makinës jashtë saj dhe po kërkonim djalin. Rreth mëngjesit e gjeta unë trupin e pajetë në lumë, bashkë me mua ishte dhe policia.

Trupi ishte i zhytur në ujë, pjesa e prapme e shpinës ishte jashtë ujit dhe dukej sikur trupi ishte ndalur në një gur të madh. Nuk kam qenë pranë trupit gjatë ekspertizës. Vdekja ka ardhur sepse ka pasur lëndime në kokë, kanë rënë me një mjet të fortë. E dashura e tij është arrestuar, ndodhet në 30 ditë paraburgim, deri tani nuk ka treguar nëse e ka bërë vetë apo ka pasur bashkëpunëtorë. Ajo e ka pranuar që është takuar, tha se i ka lidhur duart dhe se e ka goditur në kokë me një mjet të fortë, të cilin thotë se e ka hedhur në lumë. Ai kishte rreth 4 vite në lidhje me vajzën”, ka thënë ai.