Dhe pak dite nga fundi i BBV.Cili do jet fituesi i 100 mijë eurove, për kë shkon vota jote???

Big Brother VIP tashmë ka hyrë fiks në fazën e fundit të programit, sepse kanë mbetur saktësisht edhe 4 javë nga fundi i këtij eksperimenti social në Shqipëri. Në finale do të shkojnë ata që kanë më shumë fansa, por edhe durim.

Tashmë e dini se 4 finalistët do të fitojnë 10 mijë euro secili, kurse fituesi do të marrë me vete 100 mijë euro, me trofeun që pritet të jepet nga kryeministri Edi Rama më 18 shkurt në Vlorë, sipas asaj që raportoi pak ditë më parë portali Pamfleti.

Deri tani, favoritët kryesorë për ta fituar Big Brother VIP janë Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Banore e fortë në shtëpinë më të famshme në vend është edhe Arjola Demiri, pa harruar Einxhel Shkirën.

Por nuk ngelet mbarapa edhe Beniada me Monikën. Kjo e fundit me siguri do eliminohet e para nga gjashtë banorët në foto por asgjë nuk është e sigurt. Loja ka treguar se është plot me të papritura.

Për Ilirin bëhet tifozllëk i madh, por gjithashtu ka edhe shumë nga publiku që nuk e pëlqejnë dhe e cilësojnë arrogant. Veti që Iliri, sidomos ditët e fundit, ndoshtja nga lodhja, po e shpalos gjithmonë e më fort. Arjola gjithashtu është e pëlqyer por edhe ajo ka shumë publik kundër sepse mendojnë se Arjola u viktimizua me historinë e divorcit. Divorci nuk është një fatkeqësi kaq e madhe sa të vësh kujën, u shpreh një pjesë e mirë e publikut.

Beniada, është gjithashtu shumë e dashur nga publiku për cilësitë e saj karakteriale. Por fatkeqësisht për Beniadën, publiku Shqiptar do “ngjarje” dhe dinamika të forta. I përjeton më afër vetes ato.Donaldi është fiks njeriu i dinamikave të forta që ka qejf të shijojë publiku Shqiptar. Me shumë mundësi të lartë, Donaldi do jetë fituesi i këtij edicioni.