Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Diskutimi i ri se kur do te hapen kufijte e Bashkimit Europian.Lajme te mira vijne

A do te hapen kufijte ne Evrope kjo ceshtje ka hapur shume polemika rreth hapjes se kufive.

Thuhet qe nga mezi i qershorit mund te kete hapje te kufijve evropian

Për momentin është e pamundur për qytetarët e BE-së të lëvizin lirshëm, pa qëndruar në karantinë dhe pa pasur test negativ nga Covid-19.

Më të penalizuarit për të lëvizur jashtë vendit për qëllime turistike mbeten në zonën e kuqe italianët, spanjollët dhe francezët, shtete të cilat kanë edhe numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus. Italia pret pushuesit e huaj që nga 3 Qershori pa ju kërkuar në mbërritje qëndrimin e detyruar 14 ditor në karantinë, por duke u mjaftuar vetëm me teste të shpejta që japin përgjigjen në 20 minuta si dhe matjen e temperaturës së turistëve të huaj. Fqinjët si Austria apo Zvicra po hezitojnë të hapin kufijtë me Italinë për qëllime turistike.

Greqia e ka përshirë edhe Italinë në një listë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke mos lejuar fluturime ajrore nga këto shtete të paktën deri më 31 Maj. Nga ana tjetër, qeveria spanjolle do t’i kërkojë nesër parlamentit që të shtyhet deri më 24 Qershor gjendja e jashtëzakonshme.