Dita me e trishte per Italine sot, virusi nuk po ndalet. Flasin autoritetet: Nese vazhdon keshtu, do te..

Italia ne ditet e saj me te veshtira 475 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar numrin total të viktimave në rreth 3 mijë. Po ashtu janë shënuar edhe mbi 2600 raste të reja ndërsa në total janë rreth 35 mijë të infektuar.

Nuk ishte menduar kurre qe Italia te shkonte ne kete pike.Ky ishte gabimi qe italia duhet te ishte izoluar.

“Për fat të keq rastet e reja me të infektuar nuk po reduktohen, përkundrazi vijonë të jenë tepër të larta. Shumë shpejt nuk do të jemi në gjendje të kurojmë të dashurit tanë”, kështu u shpreh presidenti i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana që ftoi banorët të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet.

Shteti Italian kerkon ndihme nga mjeket qe kane dale ne pension qe te rikthehen qe te te na ndihmojne.

Ministri i sporteve, Vincenzo Spadafora, propozon që të ndalohen dhe aktivitetet fizike në ambjent të hapur, pasi nuk po respektohen distancat e sigurisë.Italia shkone ne izolim total.