Djali 34 vjecar i merr jeten babait dhe nenes ditën e festës së tyre

0
480

Itali- Prinderit humbin jeten ne Itali

Mediat vendase shkruajnë se çifti i bashkëshortëve, prindër të 6 fëmijëve, u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre, në katin e tretë të një ndërtese në lagjen Stazione.

Ishte vajza e dyshes ajo që dha alarmin kur pa prindërit e shtrirë në tokë, të pajetë, të identifikuar si Rosa Sardo, 61 vjeç dhe burri i saj Giuseppe Sedita, 66 vjeç. Dyshja ishin të përqafuar. Autori rezulton të jetë djali i vogël i çiftit, Salvatore, 34 vjeç.

Për familjen Sedita, mbrëmja e sotme duhet të ishte një mbrëmje feste, pasi kryefamiljari, kishte ditën e fundit të punës dhe familja kishte kohë që organizonte një darkë për të festuar daljen e tij në pension. Megjithatë, sipas fqinjëve, në shtëpi prej ditësh kishte debate të ashpra.

Autori po merret në pyetje dhe dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor. Mjeku ligjor nuk ka asnjë dyshim për armën e përdorur nga vrasësi: një thikë e mprehtë! Sipas hetimeve të para, ngajrja ka ndodhur shumë orë përpara zbulimit të trupave.